Presidenti i Serbisë, Aleskander Vuçiç, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjes, ka mësuar “Novosti”.
Tema kryesore në këtë takim do të jetë ajo çfarë është duke ndodhur sot në pikën kufitare të Jarinjes dhe do të ketë një analizë të vendimit të fundit të Qeverisë Kurti që obligon me targa të përkohshme të gjitha veturat që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kjo po konsiderohet si shmangie për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011.
Sipas “Novosti”, në këtë takim është i ftuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura. /albeu.com/