Arbitri nuk dha penalltinë, tifozët tentojnë të futen në fushë (VIDEO)

Gjilani u mposht nga Ulpiana e Tetovës me rezultatin 2-3, një takim që i pati të gjitha, golat, tensionin si dhe situatat e pakëndshme ishte.

Musolli kaloi i pari në avantazh Gjilanin, ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka me Santos që shënoi 2 herë nga pika e penalltisë. Skuadra e trajnerit Munishi, arriti të barazonte me Hajdarin, teksa ai që i dhuroi 3 pikë Ulpianës, ishte Selimi.

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari Lirim Jashari urdhëroi që penalltia të përsëritej. Momente tensioni në stolin e Gjilanit, ku u ndëshkua me të kuq Agim Maliqi, ndihmësi i Ismet Munishit. Më pas, Santos përsëriti penalltinë, ku edhe shënoi, duke ngritur shifrat në 1-2.

Pas golit të Santos, tifozeria vendase nuk u përmbajt dhe një prej tyre u fut në stadium duke tentuar ta sulmojë gjyqtarin e ndeshjes, Lirim Jasharin… Ndërhyrja e Policisë ishte e shpejtë dhe u shmang përplasja fizike.


Shtuar 20.09.2021 08:56

Tags: ,