Droga çon në pranga 47-vjeçarin bashkë me nipin në Tiranë

Një 47-vjeçar në Tiranë, së bashku me nipin e tij janë arrestuar nga policia për kultivim kanabisi.

Operacioni anti-drogë i Zall-Bastarit u realizua nga Komisariati numër 4 në Tiranë.

Në pranga kanë rënë 47-vjeçari, Farit Dedej, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, me iniciale A.D., kishin kultivuar një sasi kanabisi.

Policia po punon ende në zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe zbulimin e lidhjeve të tyre./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 18:18