Nuk mund të ndodhte ndryshe: Të rinjtë e Korçës “ia marrin serenatës” për Bashën (VIDEO)

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Korçës ku u mirprit me brohoritje, por nuk munguan as kënëgët.

Studentët e përshëndetën Bashën me poezinë e Asdrenit me të cilën kreu i opozitës  ka hapur librin “Misioni im” dhe i kënduan këngën “Duam më shumë Shqipërinë”.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer Korçën në parkun e fundjavës së pushtetarëve. Më tej ai shpalosi programin e PD për zgjedhjet e 25 prillit për të cilin tha se është gati plani që së bashku me aleancën evropiane të universiteteve të nisin hapat e parë që do e bëjnë rininë shqiptare, të gatshme dhe 100 të hapur për një treg pune drejt BE. Po ashtu ai theksoi se duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re, do ketë mundësi që dhe online, të mësojë pa paguar 5 gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, e italisht.

“Korça nuk është dhe nuk do të jetë kurrë parku i fundjavës të pushtetarëve. Korça do ta filloj në atë fushë me të cilën është bërë lokomotivë e zhvillimit shqiptar, me fushën e dijes. Ekonomia është problemi thelbësor i Korçës. Kryeministri në ikje Korçën e ka përdorur dhe e përdor si resortin e fundjavës. Por nuk është kujtuar që t’i japë universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme, t’u japë studentëve që studiojnë këtu veglat për të ndërtuar një jetë me dinjitet. Kjo qeveri dhe ky kryeministër s’ka pasur sy e vesh për ju. Kjo është gjëja e parë që ndryshon në 25 prill. Ne vijmë këtu para jush, jo me premtime boshe. Ne vijmë këtu me një plan që e kemi hartuar. 2 vite punë, mbi 500 ekspertë që do të nxjerrë Korçën tonë të dashur nga kriza e thellë ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim i ri kombëtar dhe ekonomik. Punësimi i rinisë shqiptare është objektiv kryesor i këtij plani, plotësisht të arritshëm. Ne kërkojmë që Europa të ndërhyjë në punët tona të brendshme, madje të bëhet njësh me ne, ta sjellim Europën në Shqipëri. Kam nderin që të ndaj këtu mes rinisë korçare, në këtë qendër të dijes dhe kulturës, se PD dhe unë kemi gati që ditën e parë të qeverisjes, planin së bashku me aleancën evropiane të universitete, për të nisur hapat e parë që do e bëjnë rininë shqiptare, të gatshme 100 të hapur për një treg pune drejt BE. Duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re, do ketë mundësi që dhe online, të mësojë pa paguar 5 gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, e italisht.”, tha Basha.

Ajo që vihet re është fakti se edhe pse jemi në një periudhë pandemie, qytetarët nuk respektojnë distancën sociale dhe për më tepër shfaqen grumbull me njëri tjetrën pa përdorur maska.


Shtuar 31.03.2021 14:01