Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar këtë të shtunë në SHBA. Një adoleshent ka vrarë prindërit dhe motrën e tij të vogël dhe ka postuar fotot e masakrës nëpër rrjetet sociale, para se t’i kthente armën dy qenve të familjes dhe vetes kur policia mbërriti në vendngjarje.
Uilliam Colburn, 15 vjeç, vrau babain e tij 63-vjeçar, nënën e cila festonte ditëlindjen, si dhe motrën 2 vite më të vogël se ai, në atë që policia e quan vrasje të 3-fishtë.
Ai gjithashtu postoi foto të familjarëve të tij të vdekur në rrjetet sociale, ku dhe kërcënoi se të njëjtën gjë do të bënte në shkollë.
Policia menjëherë zbarkoi në shtëpinë e tyre në Aransas Oaks të Teksasit në orën 11 të darkës./albeu.com