Bayerni “shkërrmoq” Bochum, kap kreun e tabelës (VIDEO)

Bayern Munich ka mposhtur me rezultatin e thëllë, 7-0 debutuesit e Bochum në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës.

“Bavarezët” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 17’ të takimit me Sane, më pas ka vazhduar me Kimmich në të 27’, Gnabry 32’ dhe një autogol i Lampropoulos në fundin e pjesës së parë.

4-0 dhe gjithçka mbaron në 45 minutat e para. Vendasit njihen për pangoptësinë e tyre dhe nuk u ndalën me aq. Vjen momenti që topin në rrjetë ta dërgojë edhe Robert Leëandoëski në minutën e 61’ dhe vetëm katër minuta më vonë shënon përsëri Kimmich.

Me kundërshtarin e demoralizuar, Bayerni do të shënonte edhe golin e 7 me Choupo-Moting në minutën e 79’.

Goli i 8 u shënua në të 87’, por VAR ndërhyri dhe e analloi duke e cilësur si të parregullt.

Pas kësaj ndeshje, Bayerni momentalisht mban vendin e parë më 13 pikë, ndërsa Bochum renditet e parafundit me vetëm 3 pikë. /albeu.com/


Shtuar 18.09.2021 17:26