Shkriu së qeshuri sallën e Kuvendit, deputeti: Godita me batuta, Basha i dinte ndaj po qeshte!

Videoja e deputetit demokrat Saimir Korreshit i cili shkrin së qeshuri deputetët, socialistët e demokratët është bërë virale.

Pas këtij reagimi në rrjetet sociale, ka reaguar deputeti Korreshi i cili ka deklaruar se  me fjalimin e tij tha se ai ka goditur me shaka dhe se reagimet e bëra, nuk janë aspak problem për të.

Në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, tha se Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndoshta i ka kuptuar batutat që ka qeshur.

Korreshi shtoi se më anë të fjalimit të tij, ka prezantuar situatën tragji-komike në të cilën ndodhet vendi ynë e sidomos Lushnja.

“Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrat nuk patën guxim të rrinin në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi.

Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen,”- u shpreh Korreshi. /albeu.com/

 


Shtuar 17.09.2021 19:24