Në sy të Antonelës, Mevlani pranon se është penduar që zgjodhi Ledjanën (VIDEO)

Antonela, Ledjana dhe Mevlani u kthyen në treshen më të komentuar në Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen”. Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana pëlqim për Mevlanin, vajzat duket se nisën të “luftonin” për një djalë! Më vonë, Antonela u tërhoq dhe Mevlani me Ledjanën vazhduan njohjen.

Pas përfundimit të emisionit, gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër. Mevlani e Ledjana e shkëputën marrëdhënien, madje nuk i kanë kursyer “thumbat” për njëri-tjetrin. Ndërkohë, me Antonelën, Mevlani ruan një raport miqësor.

Kë të marr e këtë lë? Dalin të palarat e treshes Mevlan, Antonela dhe Ledjana i paska thënë po i bëre asaj harrom mua…

Sot të dy ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Jashtë Loje” me Sidorela Gjonin, që transmetohet në “Top Channel”.

Nuk kanë munguar aspyetjet ngacmuese për dy ish-konkurrentët.

Të pyetur se për çfarë janë penduar, ata dhanë të dy përgjigje shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Antonela tha se duhet ta kishte shijaur më shumë, ndërsa Mevlani tha shkurt “Jam penduar për zgjedhjet që kam bërë në program”. Zgjedhja e tij ishte Ledjana, ndaj duket se për këtë ai është penduar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top News (@topnews_al)


Gjithashtu, djali nga Kavaja, ka treguar se babai i tij është “fans” i Antonelës, e ka simpatizuar sepse sipas tij ajo është “shumë tipe”. Ata zbuluan edhe se shkodrania kishte qenë pjesë e një prej këngëve të Mevlanit, por më pas projekti ishte anuluar.


Shtuar 17.09.2021 09:46