Kombëtarja e Anglisë mesazh emocionues për kombëtaren e Italisë

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Italisë planifikohej të luanin një miqësore luksi, sonte.

Përhpaja e pandemisë Covid19 në botë ka bërë që kjo ndeshje të jetë në mesin e shumë tjerave që është anuluar.

Por, sonte, faqja zyrtare e kombëtares së Anglisë, ka kujtuar këtë fakt, duke përcjell edhe një mesazh mjaft të mirë.

“Ne mund të mos jemi duke ndarë fushën e blertë sonte (Kombëtarja e Italisë), por ne qëndrojmë së bashku dhe të bashkuar në këtë kohë të vështirë” thuhet në një postim në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, në këtë postim, përcillet një mesazh me rëndësi. QËNDRONI NË SHTËPI.


Shtuar 27.03.2020 19:33