E FUNDIT/ Rama mbërrin në Kuvend, largohet Basha (FOTO LAJM)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Kuvend.

Rama nuk ishte i pranishëm gjatë zhvillimeve të seancës plenare të të mbasdites, me arsyetimin se ishte i pranishëm në një takim të rëndësishëm pune.

Për mungesën e Ramës në Kuvend, u zhvillua një debat i ashpër mes maxhorancës dhe opozitës, pasi vetë kryeopozitari Basha nuk pranoi të merrte fjalën pa qenë Rama në sallë.

Ndërkohë Basha pas ardhjes së Ramës është larguar nga Kuvendi./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 18:09