Zëvendëskryeministri i talebanëve Abdul Ghani Baradar është shfaqur sërish në kamera.
Ai prej ditësh nuk kishte dalë para kamerave dhe dyshohej se ishte vrarë nga një grup rival që synonte pushtet në Afganistan.
Baradar gjithashtu hodhi poshtë zërat se ka pasur shkëmbim zjarri në presidencë.
Sipas medieve të huaja, grupi islamik ishte gjendur në luftime të ashpra me të ashtuquajturit ‘të moderuar’ që mendohet se ishin në luftë me grupet e ashpra terroriste, pasi të dy luftojnë për pushtet në vakumin e lënë nga tërheqja e Amerikës nga Afganistani.
Baradar, një anëtar i gardës së vjetër talebane që drejtoi negociatat me amerikanët në Katar, mendohej se ishte përfshirë në një përplasje me Khalil Haqqani, një udhëheqës në Rrjetin terrorist Haqqani dhe një nga më të kërkuarit e FBI-së, në pallatin presidencial në Kabul.
Gjate tensioneve u perforl rreth një regjistrimi audio dhe një deklaratë e shkruar me dorë, të dyja të supozuara nga vetë Baradar, të cilat mohuan se ai ishte vrarë.
Baradar u shfaq në një intervistë me TV kombëtar të vendit për të hedhur poshtë pretendimet.
“Unë po udhëtoja nga Kabuli kështu që nuk kisha qasje në media në mënyrë që të refuzoja këtë lajm”.“Unë jam mirë. Media thotë se ka mosmarrëveshje të brendshme. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk është e vërtetë”, tha ai./albeu.com