Ekipi italian i Interit njihet për fanellat me dizajn interesant që ka thuajse çdo vit.
“Zikaltërit” çdo sezon arrinë të përmbushin pritshmëritë e tifozëve duke mos i zhgënjyer asnjëhere.
Gjiganti italian pak më parë ka prezantuar fanellat e treta që futbollistët do t’i mbajnë gjatë edicionit 2021/22.
Ato duken me një dizajn unik me shumë ngjyra të punuara nga brendi i njohur NIKE.
Në ndërkohë Interi ka dy fitore dhe një barazim në Serie A pas tre ndeshjeve të para, ndërsa nesër zhvillon duelin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit. /albeu.com/