Shqipëria është një ndër të vendet e prekura nga koronavirusi i ri, COVID-19. Ditën e sotme në vend u regjistruan 174 të prekur nga ky virus dhe 6 viktima.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 raste
-Tropoje 2 raste
Për ti bërë ballë kësaj situate, kryeministri Edi Rama ka zbuluar flotën e re të autoambulancave të Emergencave civile.
Përmes një mesazhi në “Facebook” Rama theksoi se këto mjete, që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira, janë bërë gati për t’u nisur nga Turqia drejt Tiranës.
MESAZHI I RAMË:
🔴 FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA🇹🇷DREJT🇦🇱SHQIPËRISË
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️