A e mund Sali Berisha sot Edi Ramën? Kësaj pyetje I është drejtuar ish-kryeministrit Berisha gjatë një interviste në Syri.tv.
I qeshur, Berisha deklaroi se “PO” dhe se pavarësisht moshës, ish-kryeministri tha se është me “i ri” sesa Rama.
Sali Berisha: A e mund Sali Berisha Edi Ramën? Unë habitem që më pyet, po ç’më thue?
A e di ti si fitoi Rama përballë Beirshës? U përpoq me propagandë negative dhe dështoi në mënyrë spektakolare.
I bënte spotet me pamjet e ‘97-s. Rama mori modelin tim të premtimit, por ama unë e mbaja. Edi rama në vitin 2013 premtoi, bëri 63 premtime, nga të cilat e shihja që për disa ngjiti. Ulja për ushqimet, zhdukja e listave dhe rreshtoi….përdori dy faktorë, premtimin dhe faktorin moshë.
Mosha ka pasur rolin e vet, por premtimi është ai që e nxorri fitues. Për moshë ai është më i plakur se unë, le të vijë të bëjmë testet, do dalë të paktën 7 vite më i vjetër se unë. /albeu.com/