Çfarë nuk u pa në Kuvend? Kush qëndroi afër Berishës e kush u largua i pari (FOTO LAJM)

Edhe ditën e sotme Berisha ka preferuar të ulet larg deputetëve demokratë në Kuvend.

Berisha është ulur ne karriget e fundit të sallës së Kuvendit. Nga fotot e LSA shihet qartë se si Flamur Noka qëndron afër Berishës, si dhe momentin ku ish-kryeministri ka shtrënguar duart me Luçiano Boçin, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Berisha nuk shihet që të komunikojë në asnjë moment me Lulzim Bashën, ndërkohë i dërgoi shkresë Kuvendit duke deklaruar se është pjesë  e PD, si deputet duke mos njohur kështu vendimin e kryetarit për përjashtimit nga grupi parlamentar.

Por pavarësisht përcarjes, Berisha habiti kur u ngrit pas grupit parlamentar të PD për të braktisur sot Kuvendit, duke treguar kështu se ra dakord me vendimin e Lulzim Bashës. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.09.2021 18:46