Del Piero i del në mbrojtje Allegrit: Ka ide të qarta, CR7 nuk donte të qëndronte

Legjenda e klubit Del Piero i ka dalë në mbrojtje të Allegrit, duke i thënë Gazzetta dello Sport:

“Unë nuk mendoj se ne duhet të flasim për papërgatitje, por të pajtohemi me realitetin: me sa duket ‘CR7’ nuk donte të qëndronte”, ka theksuar italiani.

“Më pëlqen Allegri, mendoj se ai ka ide të qarta, ai nuk mund të bëjë mrekulli. Puna që duhet bërë është e madhe, në dhomat e zhveshjes dhe në fushë”, ka përfunduar legjenda.  /albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 18:21