Aksi rrugor Tiranë-Elbasan është i pakalueshëm për momentin për shkak të trafikut të rënduar.
Shkak i rëndimit të trafikut janë dhe punimet që po zhvillohen në rrethrrotullimin e Teg-ut vetëm pak kilometra në hyrje të Tiranës.
Prej disa muajsh në këtë zonë është vendosur që të bëhet një ndërhyrje në zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e një mbikalimi./albeu.com