Ka përfunduar mbledhja e krerëve të degëve me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Aty janë diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi, ku më e rëndësishmja, kanë qenë sqarimet në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë.
Mësohet se Basha ka kërkuar që kryetarët e degëve të kishin celularët e tyre të fikur me qëllim shmangien e çdo mundësie që informacionet të rrjedhin në media. Duket se Basha ka përmendur si argumente për përjashtimin e Berishës edhe prova që dyshohet se mund ti kenë ardhur më herët nga amerikanët.
Edhe gjatë mbledhjes me deputetët, Basha kishte thënë se ai e kishin marrë vendimin për përjashtimin e Berishës për sigurinë e tij dhe të familjes së këtij të fundit./albeu.com