Milani merr lajmin e mirë para ndeshjes me Lazion, Giroud negativ me Covid-19

Oliver Goriud ka kaluar Covid-19, dhe Milani rikuperon kështu një sulmues për ndeshjen  ndaj Lazios që do të luhet ditën e diel.

Ditën e sotme lojtari pasi ka marrë testin negativ i ribashkuar menjëherë grupit.

Për francezin do të jetë e vështirë ta nisë nga minuta e parë me Ibrahimovic që prej ditësh po stërvitet rregullisht dhe Rebic që është gjithmonë gati.

Deklarata e klubit “Rossoneri”: “AC Milan njofton se Olivier Giroud rezulton negative me Covid-19. Nesër, lojtari do t’i nënshkrohet kontrollit mjekësor të kërkuar nga protokllo federal për rifillimin e aktivitetit sportive.”. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2021 19:17