Kryedemokrati Lulzim Basha pavarësisht tensioneve brenda PD pas përjashtimit të Sali Berishës, ka nisur aksionin opozitar.
Menjëherë pas Kuvendit, Basha ka mbledhur grupin parlamentar në selinë e PD, ku iu ka kërkuar deputetëve që të votojnë kundër emrit të zgjedhur nga maxhoranca për të marrë drejtimin e Kuvendit.
Burimet nga selia blu bëjnë me dije se Basha kërkon mbështetje për aksionin e tij opozitar duke kërkuar që Lindita Nikolla të mos votohet si kryetare parlamenti.
Ish-kryeministri Berisha nuk ka shkuar në selinë blu, por në zyrën e tij. Ai është shoqëruar nga Flamur Noka dhe Tritan Shehu, të cilët kanë munguar në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD. /albeu.com/