Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Berisha

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

“Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjesoi PD si parti sovrane”, tha Berisha./albeu,com


Shtuar 9.09.2021 21:00