Një 66-vjeçar në Austri është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur në bodrum për një vit trupin e pajetë të nënës së tij 89-vjeçare, për t’i marrë pensionin.
“Hetimi zbuloi se 89-vjeçarja vdiq në qershor 2020 dhe i biri i saj 66-vjeçar e mbajti trupin e saj në mënyrë që ai të vazhdonte të merrte pensionin”, thotë policia.
I dyshuari, i cili jetonte pranë Insbrukut, rrëfeu se ai ngriu trupin e nënës së tij në mënyrë që të mos merrte erë dhe e mbështolli me fashë. Ai më pas e mbuloi atë me mbeturina macesh, duke e kthyer në mumje.
Paratë dërgoheshin në shtëpi çdo muaj me kontroll postar. Por kohët e fundit një postier i ri kërkoi të shihte të moshuarën dhe kur djali refuzoi, ai njoftoi autoritetet./albeu.com