Sindit nuk i del inati me Arjan Konomin, e ironizon për flokët (FOTO LAJM)

Me nisjen e sezoni të ri të Për’puthen, janë rindezur dhe hatermbetjet e vjetra.

Ashtu si shumicës së njerëzve, që kanë vënë re ndyshimin në flokët e opinionistit Arjan Konomi, edhe Sindi Loci (ish-konkurrente e Për’puthen) ka reaguar.

Ajo ka postuar foton e një personazhi me paruke në Instastory, dhe me ironi shkruan: “ Se me kë më ngjan” (duke iu referuar Konomit.

Fansat e kanë pyetur se pse kapet me baluket e Arjan Konomit, dhe Sindi është përgjigjur duke thënë: “Pse?? Ku?! Jooo, mos i konfuzoni gjërat!  Pse ka postuar prapë Arjani për vajin e Borshit ose krokodilët në tropik.

Si duket Sindit nuk i ka dalë akoma inati me Arjan Konomin, me të cilin ka patur shumë debate në program./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 18:21