Përfshihet nga flakët pylli i Llogarasë, zjarrfikësit nisën në këmbë për të shuar flakët

Pylli i Llogarasë është përfshirë nga flakët. Zjarri rrezikon të marrë përmasa të mëdha nëse era përparon në drejtim të lindjes.

Në vendgjarrje janë specialistët e zonave të mbrojtura Vlorë, ndërkohë që punonjësit e zjarrfikseve e kanë të pamundur të shkojnë me automjet për shkak të mungesës së rrugës dhe janë duke shkuar me këmbë.

Momentalisht, situata po mbahet nën kontroll me mjete rrethanore.


Shtuar 9.01.2020 12:55