Nuk je vetëm! 3,9 miliardë persona janë mbyllur në shtëpi në të gjithë botën

3,9 miliardë persona janë të mbyllur në shtëpi, në të gjithë botën, si shkak i masave ndaluese ndaj luftës kundër koronavirusit.

Italia, Franca, Spanja, Belgjika, Kolumbia, Bolivia, Jordania dhe Tunizia kanë vendosur qytetarët e tyre në karantinë prej më shumë se sa dy javësh.

Ndërsa këtë javë, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar, India, Kuba, Filipinet dhe Tajlanda kanë vendosur të fusin të gjithë qytetarët në karantinë, për një periudhë deri në tre javë.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë miratuar ende një urdhër federal për karantinimin e të gjitha shteteve, disa qytete dhe shtete, si Kalifornia, Ilinoisi, Merilendi, New York City, kanë vendosur karantinimin e plotë që prej javës së kaluar.


Shtuar 24.03.2020 20:59