Në lidhje me djalin e Jozefina Topallit? Reagon modelja e njohur

Prej disa javësh në mediat rozë, po qarkullojnë disa foto miss-it shqiptar Cindy Marina me djalin e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, Genar Topalli.

Që nga ai moment dyshja u përfol se mes tyre kanë nisur një lidhje dashurie, pasi një ndër elementët kryesor që i bashkon është edhe qyteti i lindjes, Shkodra.

E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, modelja e njohur, e cila së fundmi është bërë edhe imazh i Seria A, nuk ka zgjedhur as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë lajm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.

Cindy ka thënë se nuk është tip, që i rritet mendja nga komplimentat e shumta që merr, por që ka zgjedhur të mos flasë për jetën e saj personale deri në një moment të dytë.

“Unë nuk jam tip që më bëhet qejfi shumë lehtë. Nëse më komplimenton dikush nuk më rritet mendja. Unë jam shumë e lumtur në shumë aspekte të jetës.

Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh bukuroshja.

Më tej, Cindy ka zbuluar se pasionin për volejbollin e ka të trashëguar nga mamaja e saj, por që edhe pse ka gati 11 vite që merret, nuk e shikon si diçka që do të zgjasë përjetësisht.

“Volejbolli për mua ka qenë një pjesë shuëm e rëndësishme për 11 vite. Kam për ta dashur shumë, po do vij një moment që nuk kam për ta bërë më”, tha shkodrania.


Shtuar 8.09.2021 11:18