Kombëtarja e Shqipërisë sot në 20:45 zhvillon ndeshjen ndaj San Marinos për kualifikueset e “Katar 2022” në Grupin I.
Kombëtarja arriti një fitore shumë të rëndësishme përball Hungarisë, ku rriti gjasat për një kualifikim të mundshëm për në kampionatin botëror.
Të lidhura
None found
Të përzgjedhurit e Rejës kanë 9 pikë nga pesë ndeshje duke u renditur e tretë me një pikë më pak se Polonia që ka vendin e dytë.
Aktualisht Shqipëria mban vendin e 3 në Grupin I ku në rast fitore ndaj San Marinos dhe një ndalesë e Polonisë përballë Anglisë Kuqezinjtë mund të rrëmbejnë vendin e 2.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Laçi, Bare, Hysaj, Bajrami, Uzuni, Manaj. /albeu.com/
