Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps mund të largohet pas disa ndeshjeve pa fitore.
Si rezultat i statistikave në pesë ndeshjet e fundit, Deschamps është në “fije” të perit e në rast se nuk kthehet te fitorja mund të largohet
Pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 2018, Franca u eliminua në “Euro 2020” nga Zvicra.
Sipas Dialy Mail, përzgjedhësi është në presion të madh nga bordi i Federatës Franceze para përballjes ndaj Finlandës.
Ndërkohë, në rast që Deschamps shkarkohet, në stol pritet të ulet ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.