Fabio Borini do t’i bashkohet Amir Rrahmanit te Hellas Verona.
Futbollisti italian ka zgjedhur të ndërrojë skuadër pasi që nuk ka gjetur hapësira këtë sezon te Milani.
Lajmin për transferimin e tij te Verona e ka konfirmuar agjencia e cila menagjon lojtarin.
28- vjeçari largohet nga San Siro pas dy vjet e gjysmë, ku në 75 paraqitje ka shënuar tetë gola dhe 6 asistime.
Sezonin e kaluar ai u bë një “xhoker” i Gattusos, ku ka luajtur në të gjitha pozicionet përveç portier.