Solskjaer e do qendërsulmues, Ronaldo nuk “pajtohet”

Trajneri i Manchester United është shprehur se pozicioni i Ronaldo tek ekipi i tij do të jetë “qendërsulmues”, por mësohet se portugezi nuk “pajtohet” me këtë ide.

Të paktën kjo është ajo që Paulo Di Canio mendon, me ish-yllin e West Hamit që sugjeroi se pesë herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në Old Trafford për të kërkuar vendin e tij në krah-jo për të luajtur qendërsulmues.

Ronaldo filloi karrierën e tij si anësor dhe vazhdoi kështu edhe te Djajtë  Kuq, Real Madridi dhe te Juventusi.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Di Canio tha: “Ronaldo do të përmirësojë nivelin teknik, por ai bashkohet me një ekip me shumë sulmues”.

Solskjaer tha se e shihte atë si një qendërsulmues, por Ronaldo nuk donte ta bënte këtë në Juventus”.

Unë ende e shoh atë duke filluar nga e majta, por United ka lojtarë të tjerë në të njëjtin pozicion, përfshirë Sanchon, i cili u transferua për 85 milionë euro”.

Di Canio shtoi: “ Rashford do të kthehet,Greenwood dhe  Martial gjithashtu. Solskjaer i lë sulmuesit e tij të lirë përpara, kështu që kjo mund të jetë e mirë për Ronaldon”.

Ka entuziazëm, por mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të jetë një prani si ajo e Zlatan. Ndonjëherë, lojtarët e rinj pa shumë personalitet nuk e kuptuan se ai donte më të mirën prej tyre”.

Ronaldo do të bëjë debutimin e tij të dytë për Manchester United më 11 shtator kur Djajtë e Kuq do të luajnë me Newcastlen.


Shtuar 6.09.2021 16:55