Gafa e Southampton me Brojën pas golit të sulmuesit (FOTO LAJM)

Armando Broja i dha fitoren dje Shqipërisë ndaj Hungarisë  me një gol në minutën e 87′.

Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i tij i parë me fanellën “Kuq e Zi”, shkruan Albeu.com.

Por një gafë vjen nga klubi i Brojës, Southampton.

Klubi anglez e ka uruar Brojën në faqen zyrtare të Instgramit me shkrimin: “Golashënuesi ndërkombëtar”, por në lokacionin e Instagramit, Southampton etiketon stadiumin “Arena Kombëtare”, ndërkohë që ndeshja u zhvillua në Elbasan Arena. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)


Shtuar 6.09.2021 08:52