A duhet të pish kafe këtë mëngjes?

Përgjigjja është PO dhe madje jo një por dy! Të pish 2 kafe gjatë ditës redukton kancerin e mëlçisë me një të tretën e mundësisë. Në këtë rezultat arritën ekspertë nga universiteti i Southampton- it pas kryerjes së 26 studimeve ku u përfshinë 2.25 milionë pjesëmarrës.

Ata zbuluan se personat të cilët e konsumojnë më shumë kafen janë më pak të riskuar që në trupin e tyre të zhvillohet forma më e përhapur e kancerit të mëlçisë. Madje këtë rol mbrojtës e kryen dhe kafeja e cila nuk përmban kafeinë. Njerëzit që konsumojnë rreth 2 filxhanë kafeje në ditë, arrijnë ta reduktojnë riskun deri në 35%.

Specialistët u shprehën se përdorimi i kafesë duhet zhvilluar si një stil jetese, madje është e rëndësishme gjithashtu që edhe ata, trupi i të cilëve nuk reagon mirë ndaj kafeinës, ta përdorin atë lloj edhe në doza të vogla pasi përfitimet e saj janë të çmueshme.

“Ne nuk po sugjerojmë që çdokush të fillojë dhe të konsumojë rreth 5 kafe në ditë, pasi për këtë nevojiten studime më të detajuara. Ajo që aktualisht dimë është se tek gratë shtatzëna duhet shmangur .”- shprehet njëri nga ekspetët.

Kafeja njihet gjithashtu edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera, duke u shndërruar kështu në një ilaç natyral çudibërës.