Ndeshja në mes Brazilit dhe Argjentinës duhej të ishte njëra nga ndeshjet me interesante të natës së sontme, por fatkeqësisht ndeshja u ndërpre.
Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë e Brazilit hynë në fushë dhe ndaluan ndeshjen për shkak të lojtarëve të Argjentinës që vinin nga vende me rrezikshmëri të lartë.
Në momentin e transmetimit nuk ishte e qartë përse u ndërpre ndeshja, por më pas u kristalizua gjithçka. Katër lojtarë, që raportohet të jenë të Argjentinës vinin nga vende me rrezikshmëri të lartë dhe duhet të karantinoheshin disa ditë, sipas rregullave të shtetit brazilian.