Tashmë lufta ka mbaruar në Afganistan dhe talebanët kanë marrë çdo pjesë të vendit duke rikthyer regjimin e tyre bashkë me rregullat e rrepta me të cilat preferojnë të drejtojnë shoqërinë.
117,000 afgan arritën të avakuuohen nga SHBA dhe vendet pritëse, bashkë me Shqipërinë e cila ka strehuar rreth 600 shtetas.
Por si është jeta sot në Afganistan?
Një vajzë e re afgane, e quajtur Yazz, ka shpërndarë në faqen e saj në Tik Tok, pamje nga jeta para luftës dhe çfarë bëhet sot në këtë vend të pushtuar nga talebanët.
Ajo zbulon se si një vit më parë, të rinjtë, vajza e djem kërcënin dhe vallëzonin, ndërsa sot ajo poston video se si dëgjohen të shtënat e armëve në oborrin e saj duke shtuar se kjo ndodh në çdo moment të ditës, duke të krijuar përshtypjen e një lufte civile.
Kostoja njerëzore e luftës 20 vjeçare në Afganistan sipas AP:
Ushtarë Amerikanë: 2,448 vdekje
Kontraktorët amerikanë: 3,846 vdekje
Ushtria dhe policia afgane: 66,000.
Aleatët dhe NATO: 1,144 vdekje
Civilët afganë: 47,245 vdekje
Talibanët dhe luftëtarët e tjerë: 51,191 vdekje
Mjekë dhe infermierë të shërbimit mjekësor: 444 vdekje
Gazetarë: 72 vdekje. /albeu.com/