Tottenham gjen pasuesin e Eriksen, blen përfundimisht yllin argjentinas (VIDEO)

Vetëm pak orë pasi humbi shërbimet e Christian Eriksen, Tottenham Hotspur zyrtarizoi blerjen përfundimtare të kartonit të mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso.

23-vjeçari amerikano-jugor u transferua te Spurs gjatë kësaj vere nga Real Betis në formë huazimi për 16 milionë euro me të drejtë blerjeje nga Tottenham në fund, të drejtë të cilën skuadra londineze më shpejt sesa parashikohej duke paguar edhe 32 milionë euro të tjera për kartonin e tij për një total prej 48 milionë eurosh.

Lo Celso i cili nuk është se ka bërë paraqitje mbresëlënëse dhe nuk është ende një titullar fiks te Tottenham do të jetë pjesë Spurs-ave deri në 30 qershor të vitit 2025.


Shtuar 28.01.2020 19:06