Studentët janë rikthyer sërish me protesta në kryeqytet. Pas thirrjeve të organizatës Rezistenca Rinore për Revoltë studentore më 22 Janar ora 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e Fakultetit të Histori Filololgjisë kanë filluar bojkotimin e mësimit.
Mbi 500 studente te revoltuar po brohorasin kunder mashtrimit me paktin per universitetin.
Thirrja e Lëvizjes për Universitetin
Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar.
Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima.
Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpëndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit.
Studentët nuk kanë rënë në gjumë!
Studentët po vijnë!
Lëvizja Për Universitetin