Vëllai i Eglantina Gjermenit emërohet si kryetar i ILD

Pak minuta më parë është votuar si kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Ai mori 98 vota pro, ndërsa në garë ishin edhe Sokol Stojani, Joana Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Të lidhura

None found

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni nuk mori pjesë në votim për shkak të konfliktit të interesit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi në nisje të votimit se Gjermeni ka deklaruar konfliktin e interesit pasi e ka vëlla Artur Metanin.

Pas votimit, deputetët në sallë duartrokitën kandidaturën e Metanit, i cili më pas u betua para Kuvendit për marrjen e detyrës së re.


Shtuar 20.01.2020 17:33