Zizu nuk e do Jamesin, por Reali s’do ta japë në formë huazimi
Real Madrid nuk dëshiron ta japë James Rodriguezin në formë huazimi, raporton Marca.
Shumë klube janë duke u interesuar për kolumbianin, por Los Blancos preferojnë ta shesin 28-vjeçarin dhe të përfitojnë diçka sesa ta huazojnë.
Ai nuk preferohet nga Zinedine Zidane dhe zgjidhja më e mirë është largimi.
James ka bërë vetëm 7 paraqitje në La Liga këtë sezon.