Janë zbardhur konkluzionet e para mes palëve në tryezën e reformës zgjedhore.
Nga takimi i tryezës për reformën zgjedhore, që vazhdon ende prej gati 1 ore, është nxjerrë edhe konkluzioni i parë.
Ky takim tashmë e në vazhdim do të quhet “Këshilli Politik” me përfaqësues Damian Gjiknurin, Petrit Vasili, Oerd Bylykbashin dhe Rudina Hajdarin.
Komisioni angazhohet që Këshilli politik të mblidhet brenda muajit janar 2020 me objektivat që janë në galerinë që shoqëron këtë lajm.