Neymar i lumtur me skemën e PSG-së

Neymari është i lumtur me skemën aktuale të Paris Saint-Germainit në fazën e sulmit, që i ndihmoi kampionit francez ta marrë një barazim dramatik me rezultat 3:3 kundër Monacos, në Parc des Princes.

Ylli brazilian ishte në formë mbresëlënëse, duke arritur të shënojë dy herë dhe duke e detyruar Fode Ballo-Touren të shënojë autogol. Mirëpo , Monaco i mbijetoi formës së Neymarit dhe arriti ta marrë një barazim.

Të lidhura

None found

Gelson Martins dhe Wissam Ben Yedder bën që Monaco të kalojë në epërsi pas golit hapës të Neymarit. Rezulati u barazua me autogolin e Toures, mirëpo Islam Slimani i kali sërish në epërsi mysafirët, para se Neymari ta shënonte golin e barazimit.

Neymari dhe Angel Di Maria luajtën përkrah Mauro Icardit dhe Kylian Mbappes në fazën e sulmit, megjithatë mbrojtja e PSG-së hasi në probleme shkaku i kësaj skeme. Megjithatë, Neymari e ka mbrojtur këtë strategji të trajnerit Thomas Tuchel.

“Ne i shënuam tri gola. Mendoj se skema funksioni mirë. Ne kemi cilësi, e dimë këtë gjë. Mendoj se ju gabuat që e bëtë këtë pyetje, por unë u përgjigja”, tha Neymari, pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme, një test i mirë. Ne nuk luajtëm në formën tonë më të mirë të mundshme, por luajtëm mirë. I krijuam vetes raste për të shënuar. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe të tentojmë të mos humbasim pikë në shtëpi”.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne e dinim se do të ballafaqoheshim me vështirësi sepse ata e kanë një skuadër të mirë dhe cilësore”.

“Ishte një test i mirë për ne. Jemi të lumtur. Kjo nuk ishte ndeshja më e mirë e jona në këtë sezon. Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi çdo herë për ta arritur një sezon të mrekullueshëm”.


Shtuar 13.01.2020 09:57