Aksion i befasishëm i policisë, kapet hajduti brenda në banesë

Pas një aksioni të Policisë së Korçës, shoqërohet në komisariat një person, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, për vjedhjen e disa banesave.

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Bernard Qelemeni, kurse Mateo Aliko i ka ikur patrullës.

Aliko është shpallur në kërkim, pasi në qendër të Korçës ai i është larguar në rrethana të paqarta patrullës së policisë.

Brenard Qelemeni, 35-vjeçari i arrestuar, dyshohet si autori i disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, me anë të kanosjes.

Ai u arrestua sot brenda në banesë.


Shtuar 9.01.2020 22:20