Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.
Hoxha është shprehur se snajperi i përdorur mund të mbështetet edhe në nofull, gjë që tregon se qitësi ka përdor një precizion të frikshëm.
“Këtë lloj snajperi e mbështet edhe në nofull. Qitësi është aq i saktë sa e ka lënë vetëm 2 apo 3 sekonda sa të drejtohet.
Ka bërë një qitje aq selektive që do të thotë se është aq i ftohtë dhe i frikshëm,”-tha Hoxha.