Tërbohet Valverde pas eliminimit, Barcelona pritet ta shkarkojë

Atletico Madrid është finalisti tjetër në Superkupën e Spanjës pas Real Madridit.

“Los Colchoneros” mposhtën Barcelonën pas një ndeshje të “zjarrtë” në minutat e fundit.

Skuadra e Simeones përmbysi rezulatin ndaj Barcelonës në 10 minutat e fundit, nga 2 me 1 në 3 me 2.

Pas humbjes ka folur trajneri Ernesto Valverede, i cili është shprehur shumë i pa kënaqur me formën se si është mbyllur kjo ndeshje.

“Lojë e fortë, ne kemi mbizotëruar lojën, duke se kemi pasur ndeshjen nën kontrollë, por në fund ata na kthyen mbrapa”
“Atletico ka bërë një lojë të fortë. Ata luajten me nivelin që duhet për të kaluar tutje, sepse është një ndeshje e cila vendos për gjithçka” përfundoi ai.

Të hënën pritet një takim i drejtuesve të Barcelonës të cilët sipas të gjitha gjasave do ta shkarkojnë trajnerin spanjoll.


Shtuar 9.01.2020 21:38