17 policë në pranga, zbulohen detaje nga aksioni i madh në Durrës

Mbrëmjen e sotme në Durrës u zhvillua një aksion i m adh policie ku u raportua se po kërkoheshin disa policë.

Burime për median bëjnë me dije se aksioni i madh i SHÇBA-së në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e 17 policëve.

Prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste. Mësohet se policët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Pritet qe SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit. /albeu.com/


Shtuar 9.01.2020 20:17