Era po u shkul çadrat, shihni si po e kalojnë natën të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

Ditën e sotme Shqipëria është përfshirë nga një erë e fortë dhe e ftohtë.

Ndërkohë që qytetarët janë izoluar në shtëpi, banorët banesat e të cilëve, janë dëmtuar nga tërmeti po i kalojnë këto orë të vështira në tenda e cadra të cilat tunden nga era e fortë.

Të mbetur pa mbështetje dhe pa strehë, ata do t’i bëjnë ballë erës së furishme vetëm me rrobat e trupit dhe me çadrën prej plastmasi që mezi qëndron në këmbë. /albeu.com/


Shtuar 5.01.2020 16:57