Cristiano Ronaldo ka thënë se askush në klub nuk është i lumtur pas humbjes së tyre 1-0 ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo ka folur për Sky Sport Italia për ndeshjen e parë, por edhe atë ndaj Interit në fundjavë.
“Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Ne nuk jemi të lumtur që kemi humbur, por është normale”.
“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të gjitha të vështira, jemi të zhgënjyer por kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi besim”.
“Ne mund të ndryshojmë rezultatin dhe të kualifikohemi, por qëllimi jonë tani është të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj vjen Liga e Kampionëve”.
“Jemi të qetë, të përqendruar dhe të përgatitur për ndeshjen tjetër kundër Interit”, ka thënë Ronaldo.