Rama në Rusi, Braçe merr qeverinë në dorë e firmos vendime të rëndësishme

Zv/kryeministri Erion Braçe, ka firmosur në mungësë të kryeministrit Rama i cili gjendet në Rusi për ndryshime në qeveri.

Zëvendësministrja e Kulturës Valbona Shujaku është shkarkuar nga detyra dhe në vend të saj është emëruar Meri Kumbe.

Si në të gjitha rastet e emërimeve dhe shkarkimeve nuk bëhen të ditur motivet, por e veçanta e këtij vendimi është se brenda ditës është marrë vendimi për shkarkim dhe emërim.

Çka lë dyshime, se ndoshta mund të ketë qenë një dorëheqje e zonjës Shujaku, e cila zëvendësohet në kabinetin qeveritar nga një tjetër zonjë. /albeu.com/


Shtuar 26.02.2020 16:41