OFL u vuri shiritin vilave luksoze, makinave dhe tokave, SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme miratim për sekuestrimin

SPAK ka njoftuar publikisht Gjykatën e Posaçme ku i kwrkon sekuestrimin e disa pasurive, siç janë vila, automjete luksoze dhe sipërfaqe të mëdha toke, që iu përkasin personazheve të njohur të botës së krimit.

Njoftimi i SPAK:

Të lidhura

None found

Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.
Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.
Automjet, marka “Audi A8”.
Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.
Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.
Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.


Shtuar më 25.02.2020 14:40

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş