Pas boshatisjes së spitalit të Kavajës, me argumentin se do të kthehet në karantinë, për të prekurit nga koronavirusi, ka reaguar dhe Partia Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi me anë të një postimi në facebook, shprehet se ky vendim është papërgjegjshmëri dhe zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Reagimi i plotë i Bardhit
Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!