Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Rramanli të Kumanovës duke shkaktuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.
Nga MPB njoftuan se sot rreth orës 10 në Kumanovë – fshati Rramanli, në shtëpinë në pronësi të Sh.A., nga shpërthimi i bombolës së gazit është shkaktuar zjarr në të cilën tre persona kanë humbur jetën, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup. Është njoftuar prokurori publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë, të njëjtët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.